Transformimi digjital në Shqipëri revolucionarizoi, modernizoi dhe zhvilloi institucionet publike, ndaj sot, qytetarët, bizneset dhe bashkëkombasit tanë që jetojnë jashtë vendit, shërbehen cilësisht dhe përfitojnë në kohë reale 1227 shërbime elektronike në sportelin virtual e-Albania.
Pas plot një dekadë nga ndezja e motorëve për zhvillimin teknologjik të institucioneve shtetërore, aktualisht janë thuajse 3️ milionë shqiptarë të regjistruar tek e-Albania, të cilët gjenerojnë dokumente elektronike, kryejnë aplikime dhe përfitojnë shërbimet e shtetit kudo dhe kurdo.
Transformimi dhe zhvillimi digjital në Shqipëri rriti besueshmërinë e publikut, eliminoi dokumentet në letër, kurseu kohë dhe para për bizneset, por çfarë është më e rëndësishmja, eliminoi njëherë e mirë fenomenin e korrupsionit.
Falë ndërveprimit të sistemeve elektronike shtetërore nëpërmjet e-Albania, 95% e të gjithave shërbimeve publike janë vetëm online, 7 ditë të javës, 24/24.