Një konflikt i ndodhur në Kishën e Laçit ka pasuar me përplasje fizike. Ka qenë vetë përgjegjësi i ruajtjes së Kishës së Shën Ndout në Laç, Gjon Shkambi që ka denoncuar rastin në polici.

 

 

 

Ai ka thënë se tregtarët ambulantë shesin në mënyrë të paligjshme duke shfrytëzuar me forcë pjesë të territorit të Kishës që posedohet me dokumentacion të rregullt nga Kisha Françeskane, Zoka Nunciate.

 

Në një intervistë të dhënë për mediat, Gjon Shkambi ka thënë se kërkon nga policia , shteti dhe Bashkia e Kurbinit që të ndërhyjë për të parandaluar një përkeqësim të situatës, në mënyrë që të mos kalohet në vetëgjyqësi.

 

Problematika mes Kishës dhe tregtarëve ambulantë vijoj prej disa vitesh, ndërsa asnjë nga institucionet nuk ka dhënë asnjë zgjidhje deri më tani.