Një endacak 70-vjeçar ka gjetur vdekjen ditën e sotme në Pogradec për shkak të të ftohtit.

Mësohet se viktima është Lytfi Pilingji me origjinë nga Korça, i cili jetonte në kushte ekstreme, pasi nuk kishte një “çati mbi kokë”, ku mund të flinte. Ai u gjet pa shenja jete te ish-ndërmarrja industrial, në një godinë të braktisur.

Paraprakisht edhe për ekspertët e policisë lokale mendohet se 70-vjeçari ka gjetur vdekjen nga i ftohti. Pra përveç familjes, ai është braktisur dhe nga shteti, i cili e la mes 4 rrugëve.

 

Më datë 04.02.2023, rreth orës 06:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, në afërsi të tregut, është gjetur i pajetë shtetasi L. P., rreth 70 vjeç, banues në Korçë. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale”, thuhet në njoftimin e policisë.