Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku pas mbledhjes së grupit parlamentar u shpreh se PD do të nisë një tur dëgjese me demokratët. E pyetur nëse do të marrë postin e kryetares së PD-së. Tabaku tha se është në një fazë konsultimi.

 

‘Opozita shqiptare ka kaluar në 14 maj një humbje që është nga më të thellat. Kemi shumë nevojë që të kuptojmë realisht se çfarë ka ndodhur. Kemi nevojë të nisim një tur dëgjesë një tur reflektimi për të kuptuar sesi mund të ri ngrihemi. Të gjithë deputetët kanë angazhimin dhe vullnetin për të dalë nga kjo situatë. Unë besoj se çdo gjë sot do të bëhet në konsultim me deputetët. Jam duke u konsultuar me deputetët. Duhet të mësojmë nga gabimet e së shkuarës.’- tha Tabaku.