Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Maliq-Lozhan i Ri-Strelcë po vijojnë, ndërkohë që pritet që ky aks të jetë gati pranverën e vitit të ardhshëm.

 

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga kantieri i punës në këtë infrastrukturë të rëndësishme që do të përmirësojë ndërlidhjen e komuniteteve të kësaj zone me qendrat urbane.

 

Kryeministri shprehu bindjen se, ky investim do të nxjerrë në pah edhe një itinerar të ri rrugor, që kalon përmes një peizazhi fantastik, duke nxitur një perspektivë të re për turizmin natyror.

 

Në këtë segment rrugor po ndërtohen vepra arti të vogla, mure mbajtëse, mure pritëse, tombino box dhe rrethore, kuneta, kanal betoni, si dhe sinjalistikë horizontale e vertikale./ATSH