Forcat milice shiite në Irak, Hashd al-Shaabi njoftuan se 16 anëtarë të saj u vranë dhe 25 të tjerë u plagosën në sulmin e SHBA-së ndaj depos së armëve në Al-Anbar.
Komanda Operative e Hashd al-Shaabi në Anbar bëri një deklaratë me shkrim lidhur me sulmin që SHBA-ja kreu ndaj depos së armëve të Hashd al-Shaabi.
Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se në përgjigje të sulmit ndaj bazës së tyre, ka kryer sulme ajrore kundër objektivave të Ushtrisë Gardës Revolucionare të Iranit në Irak dhe Siri.
Në një deklaratë me shkrim nga CENTCOM u theksua se të paktën 85 objektiva që i përkisnin grupeve milice të lidhura me Forcën Quds të Ushtrisë së Gardës Revolucionare të Iranit u goditën me sulmet ajrore në Siri dhe Irak.
Në sulmin e kryer ndaj bazës amerikane të emërtuar "Kulla 22" (Tower 22) humbën jetën 3 ushtarë amerikanë dhe u plagosën mbi 40 të tjerë.
Zëdhënësi ushtarak i Kryeministrisë së Irakut, Yahya Rasoul në një deklaratë me shkrim tha se rajoni Al-Qaim dhe zonat kufitare të Anbarit në perëndim të Irakut u sulmuan nga avionët amerikanë. "Këto sulme ndodhën në një kohë kur Iraku po përpiqej të siguronte stabilitetin në rajon. Kjo nënkupton shkeljen e sovranitetit dhe minimin e përpjekjeve të qeverisë irakiane", tha Rasoul./aa