Ditën e djeshme, nëpërmjet një takimi me të rinjtë, ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha u rikthye në skenën politike.

 

Lidhur me një rikthim të mundshëm të Bashës, është pyetur nga gazetarët ish-kryeministri Sali Berisha.

 

Ky i fundit akuzoi Bashën se përdoret nga kryeministri Edi Rama, ndërsa tha se nuk trembet nga një rikthim i mundshëm i Lulzim Bashës.

 

“Çfarë më tremb mo? Çfarë pyet? Po e përdor Rama. Mos bëj shaka. Mos më pyet. Ta pyes Ramën ai. Ai është vegël në duar të Ramës. Bën ça i thotë Rama. Mos më pyesni mua për axhendën e tij. Axhendën e tij e shkruan Rama. Ai axhëndën ia bën Rama. Ç’të dojë të bëjë…(qesh) Bëri fushatë Basha? Ku e bëri fushatën? Nuk bëri fushatë, ajo është historia e kalit të Timurit, ato i mori kali. Vuri logon dhe i mori logoja. Lavdi logos.”, tha Berisha.