Në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Isa Boletini”, është mbajtur seanca solemne për zgjedhjen e kryetarit të Zveçanit, Ilir Peci.

 

Në këtë seancë është zgjedhur edhe kryesuesja, Selvete Kelmendi, 19 asamblistë, por jo edhe nënkryetari.

 

Kryetari i Zveçanit ka deklaruar se, nuk ka marrë garanci nga Qeveria e Kosovës, për të shkuar në objektin e komunës.

 

Pas betimit, kryetari i ri është deklaruar pranë varrit në Kullën e Isë Boletinit.

 

Ai u zotua se do të punojë për të gjithë.

 

Peci: Do të jem i barabartë për të gjithë qytetarët

 

“Unë e mora postin si kryetar komune. Ju njoftoj se do të punoj për të gjithë. Do të jem i barabartë për të gjithë qytetarët e Komunës së Zveçanit”, ka thënë ai.

 

Derisa është pyetur se kur do të jetë fizikisht në Komunën e Zveçanit, kryetari nuk është përgjigjur. Ndërkohë ka deklaruar se aktualisht do të vendosen në zyrën e komuniteteve në Lipë.

 

Peci: Për momentin nuk kemi marrë garanci nga qeveria

 

“Për momentin e kemi një zyrë të komuniteteve, në fshatin Lipë… Kjo nuk është çështje që varet prej meje. Është Qeveria e Kosovës, ajo qysh të vendosë”, tha ai.

 

Ai ka treguar edhe nëse kanë marrë garanci nga ekzekutivi për të shkuar në objektin e Komunës.

 

Peci: Për momentin nuk kemi marrë garanci

 

“Për momentin jo, por jemi në bisedime të shohim”, ka deklaruar ai shkurt.

 

Peci ishte kandidat i PDK-së në zgjedhjet e 23 prillit, në të cilat doli fitues. /Sh.Pajaziti/ /KosovaPress/