Në një shkollë në komunën e Surcinit në Serbi ka ndodhur një tjetër incident, pasi një nxënës ka kërcënuar se do të vriste shokët e klasës dhe mësuesen.

 

 

Siç raporton “B92”, nxënësi 15 vjeçar ishte përleshur me shokët e tij dhe më pas kishte kërcënuar se do të vriste duke iu drejtuar shokëve të klasës.

 

Pas kësaj ngjarje, ai është larguar nga shkolla dhe ka ndërhyrë policia por edhe ndihma e shpejt të cilët e kanë dërguar 15 vjeçarin në spital.

 

Pas ekzaminimit, ai është dërguar në policinë e Surcinit, ku në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë Publike për të Mitur, ndaj tij është ngritur akuza e rrezikimit të sigurisë. Nga ky incident nuk ka pasur të lënduar.