Kryeministri, Edi Rama, e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar foto të punimeve në kantierin e Tunelit të Llogarasë.

 

Krahas fotove, Rama shkruan në rrjetin social “Facebook” se pas hapjes plotësisht në 6 kilometrat e tij, po punohet me ritëm të lartë për armatimin e plotë deri në përfundimin e kësaj vepre strategjike.

 

“MIRËMËNGJES

 

dhe me kantierin e Tunelit të Llogarasë, ku pas hapjes plotësisht në 6 kilometrat e tij, punohet me ritëm të lartë për armatimin e plotë deri në përfundimin e kësaj vepre strategjike, ju uroj një ditë të mbarë”-shkruan Rama.