Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, Vitali Klitschko njoftoi se një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e sulmeve me mjete ajrore (dronë) në qytet.
Në një deklaratë nga llogaria e tij në rrjetet sociale, Klitschko tha se në pjesë të ndryshme të Kievit ka patur shpërthime që nga mesnata e deri në orët e para të mëngjesit.
Klitschko theksoi se në lagjet Sviatoshynskiy, Pechersk, Solomyansk dhe Holosiyiv të kryeqytetit kanë shpërthyer zjarre pasi pjesët e dronëve kanë goditur infrastrukturën civile.
Pasi ka ndarë informacionin se në lagjen Solomyansk si pasojë e sulmit ka humbur jetën një person 41 vjeçar dhe është plagosur një grua 35 vjeçare, Klitschko deklaroi se sipas të dhënave aktuale 20 dronë janë shkatërruar në ajër nga forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës./AA