Ish-kryetari i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia u paraqit këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ish-kryebashkiaku Spahia, i shoqëruar na avokati i tij, u paraqit në SPAK rreth orës 10:00 dhe qëndroi në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për rreth 30 minuta.

Në dalje nga ambientet e SPAK, Spahia për gazetarët u shpreh se, “isha për një çështje që nuk ka interes publik”.

Spahia, mbajti detyrën e kryetarit të bashkisë së Shkodrës nga 31 marsi 2022, deri në vitin 2023, kur në zgjedhjet vendore të 14 majit fitues u shpall kandidati i Partisë Socialiste, Benet Beci./ata