Stërvitja “Defender Europe ’23” që po zhvillohet në 5 baza ushtarake në të gjithë vendin tone, bashkoi dje rreth 25 mijë trupa nga 29 vende, anëtare të NATO-s, por edhe nga vende partnere.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, teksa publikoi foto nga stërvitja, e cilësoi atë një një shfaqje e jashtëzakonshme e gatishmërisë ushtarake dhe e bashkëpunimit midis SHBA, Shqipërisë dhe vendeve partnere.
“Stërvitja “Immediate response 23”, ishte një shfaqje e jashtëzakonshme e gatishmërisë ushtarake dhe e bashkëpunimit midis SHBA, Shqipërisë dhe vendeve partnere. Si pjesë e programit “Defender Europë 23”, kjo stërvitje testoi aftësitë tona luftarake dhe strategjitë e reagimit në skenarë të ndryshëm”, u shpreh ministri Peleshi.
Në kuadër të këtij angazhimi stërvitor gjithëpërfshirës, në datat 15 maj – 9 qershor 2023, vendi ynë po mirëpret dhe zhvillon stërvitjet “Imediate Response” dhe “Astral Knight”.