Kryeministri Edi Rama informoi sot në lidhje me mbledhjen dyditore të qeverisë, drejtuesve politikë të partisë dhe të grupit parlamentar. Sipas tij, mbledhja pati 3 sesione.

Në konferencën për median pas mbledhjes së fillimvitit për prioritetet e 2024, Rama u shpreh se mbledhja pati një sesion me drejtuesit e grupit parlamentar, drejtuesit politikë të partisë dhe anëtarët e kabinetit, një mbledhje të zgjeruar të kabinetit qeveritar, me praninë edhe të zv/ministrave dhe një sërë drejtuesish të institucioneve qendrore dhe një sesion të mbledhjes së ngushtë të kabinetit qeveritar.

“Si zakonisht kjo maratonë prek të gjitha aspektet që lidhen me veprimtarinë e shumicës qeverisëse, veprimtarinë politike parlamentare, qeveritare dhe pastaj duke trajtuar çdo aspekt dhe duke hyrë në çdo sektor madje dhe nën/sektorë”, u shpreh Rama./ata