Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se për “Shqipërinë nuk ka tjetër të ardhme dhe rrugë tjetër veç së ardhmes në Bashkimin Evropian”.

Në konferencën e përbashkët për shtyp në Luksemburg, Rama shprehu bindjen se çdo sukses që Shqipëria arrin në procesin e integrimit në BE duhet të shihet po kështu si një hap tjetër përpara për të gjithë rajonin.

“Më shumë se kurrë BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE-në. Duke treguar rrugën drejt BE-së, duke i qëndruar fort vlerave dhe parimeve të tij, kjo është një shprehje mjaft e gjallë e këtij angazhimi”, theksoi Rama.

Sipas tij, “vendet tona mund të kenë mjaft dallime dhe të jenë në faza të ndryshme të procesit, por një gjë është e njëjtë kudo, dëshira për të qenë pjesë e këtij bashkimi që është projekti më i suksesshëm i paqes dhe zhvillimit që ka krijuar njerëzimi”./ata