Pas vendimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit Himni i Flamurit tashmë këndohet çdo të hënë nga nxënësit e shkollave në gjithë vendin.

 

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ndau sot në rrjetet sociale një video me momente kur nxënësit e shkollës “Ali Agjah” në Elbasan këndojnë himnin kombëtar.

 

“Me dorën në zemër e fjalët e bukura të Himnit të Flamurit kënduar nga nxënësit e shkollës “Ali Agjah” në Elbasan, vazhdon tradita në të gjitha shkollat e vendit, për të nxitur më shumë tek brezi i ri ndjenjën e atdhedashurisë dhe krenarisë kombëtare”, tha Kushi.

 

Më 19 janar të këtij viti, Ministria e Arsimit dhe Sportit mori vendimin për të kënduar Himnin çdo fillimjave në shkolla, i cili është pritur mirë nga nxënësit.