Tre anëtarë të një familjeje u plagosen si pasojë shpërthimit të bombolës së gatimit mëngjesin e kësaj të hëne në Patos.

 

Të plagosur mbetën Fatmir Saliaj, Ylvie Saliaj dhe Daniela Shpërdheja, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.

 

Për ngjarjen kanë folur fqinjët e tyre. Në një deklaratë për mediat ata thonë se kanë dëgjuar një zhurmë të madhe dhe më shpejtësi kanë vrapuar tek banesa për t’iu ardhur në ndihmë.

 

Ata thonë se i kanë parë me gjak në duar, e në fytyrë ndërsa shtojnë se kanë lajmëruar edhe ambulancën dhe policinë që mbërritën menjëherë në vendngjarje.

 

“Unë e kam shtëpinë pak më larg. Dëgjova zhurmën e madhe…shpërthimin. Dëgjova zhurmë që po qanin. E kam kunat. U mblodhën njerëzit. Çfarë të shikonim: gjak nga fytyra dhe gjak nga duart. Vajza është djegur më shumë. Bombola ka qenë nga jashtë shtëpisë. Erdhi Policia dhe ambulanca menjëherë se i lajmëruam.”, thanë fqinjët.