Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Türkiye-s, Tanju Bilgiç dënoi hapjen e zjarrit nga dy anije të forcave të sigurisë së regjimit të Sirisë ndaj anijes turke të peshkimit "Mahmutcan-1" e cila po lundronte në ujërat ndërkombëtare dhe ku si pasojë u plagosën lehtë 2 persona në bord dhe u shkaktuan dëme materiale në anije.

 

Bilgiç dha përgjigje ndaj pyetjes për hapjen e zjarrit ndaj anijes turke të peshkimit në ujërat ndërkombëtare nga një anije e forcave të sigurisë së regjimit sirian.

 

"Dënojmë hapjen e zjarrit dje (28 maj) nga dy anije të forcave të sigurisë së regjimit të Sirisë ndaj anijes turke të peshkimit 'Mahmutcan-1' e cila u hap në det duke u nisur nga porti KarataÅŸ në Adana dhe e cila po lundronte në ujërat ndërkombëtare dhe ku si pasojë u plagosën lehtë 2 persona në bord dhe u shkaktuan dëme materiale në anije", deklaroi zëdhënësi Bilgiç.

 

Ai theksoi se do të ndjekin këtë ngjarje të trishtë që ndodhi në ujërat ndërkombëtare dhe e cila është objekt hetimi i prokurorisë së rajonit SamandaÄŸ./AA