Kryetari i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, që ndodhet pas hekurave për blerje votash, ka shfaqur probleme me shëndetin e tij.

 

 

Mësohet se prej disa ditësh ai ka përfunduar nga qelia e paraburgimit në QSUT, pas problemeve me zemrën.

 

 

Kujtojmë se Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit nën akuzën e blerjes së votave.

 

Aktualisht Beleri vazhdon betejën për të fituar lirinë. Ai është shpallur fitues i zgjedhjeve nga KQZ si kryebashkiak i Himarës, pasi u kandidua nga koalicioni Berisha-Meta, ndërkohë rrezikon të humbasë mandatin nëse dënohet.