Policia e Cërrikut finalizoi operacionin “Pikët”, për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Në kuadër të këtij operacioni Policia arrestoi në flagrancë një 35-vjeçar, i cili e kishte vënë lokalin që kishte në pronësi, në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojës me zara.
Gjithashtu janë proceduar penalisht 12 shtetas që u kapën duke luajtur në ambientet e këtij lokali.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tavolina ku zhvillohej loja me zara dhe rreth 65 000 lekë të rinj të dyshuar të përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.