Një banesë 2-katëshe është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në fshatin Grabon të Malësisë së Madhe.

 

Sipas Klan News djegia e banesës ka ndodhur për shkak të një rrufeje.

 

Fatmirësisht mësohet se nuk ka persona të lënduar, ndërsa shtëpia është e Zef Gjergj Pllumbaj.