Dhjetë të vdekur është bilanci i një përleshjeje me armë mes policisë meksikane dhe një grupi të rrezikshëm kriminal në Nju Meksiko.

 

Të dhjetë viktimat janë anëtarë të grupit kriminal, ndërsa raportohet se nga forcat e rendit kanë mbetur tre persona të plagosur, njoftojnë mediat e huaja.

 

Ministri i Sigurisë së shtetit të Nuevo Leon, Gerardo Palacios ka konfirmuar se përplasja me armë ka ndodhur përgjatë autostradës për në Nuevo Laredo, qytet pranë shtetit të Tamaulipas.

 

“Personeli i policisë u sulmua me armë zjarri nga disa persona, të cilët lëviznin në bordin e tre kamionëve të blinduar”, u shpreh në një reagim në Twitter Palacios.