Tre aksidente janë shënuar mëngjesin e kësaj të marte në vendin tonë.

 

Pak më parë, 2 makina u përplasën në Jorgucat të Gjirokastrës, në rrethana momentalisht të paqarta. Nga ngjarja mbetën të plagosur 2 persona, prej të cilëve një grua shtatzënë. Të lënduarit janë dërguar në spital. Gjendja e tyre shëndetësore momentalisht nuk dihet.

 

Më herët në Lushnje, 2 persona mbetën të plagosur po nga përplasja e një “Audi” dhe një makine tip “Toyota”, të cilat përfunduan në trotuar.Dy të plagosurit u dërguan në spital nën kujdesin e mjekëve.

 

Ndërsa në Lezhë u përplasën 2 motorë. Në këtë rast i plagosur mbeti njëri prej drejtuesve, i cili u dërgua në spital.