Një 50-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në zonën e Shijakut pas një konflikti me një 38 vjeçar.
Në njoftimin zyrtar të policisë mësohet se në lagjen Popullore të Shijakut, shtetasi E. H., 38 vjeç dyshohet se ka plagosur me shtetasin A. Ç., 50 vjeç.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, teksa autori u largua me shpejtësi për t’u vënë në ndjekje nga efektivët e policisë.
Grupi hetimor po vijon punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.