Prokuroria e Vlorës, gjatë vitit të fundit, ka sekuestruar pasuri në vlerën 13 milionë euro.

 

Sipas të dhënave, shuma totale vjen nga sekuestrot preventive të vendosura mbi 33 pasuri të paluajtshme në total në vitin 2022.

 

Bëhet fjalë kryesisht për prona të paluajtshme, apartamente, toka, ullishte, dyqane si dhe llogari bankare të sekuestruara.

 

Në një njoftim për mediat Prokuroria Vlorë bën me dije se në lidhje me veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” janë regjistruar 32 procedime penale dhe 21 hetime pasurore.

 

Në lidhje me veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, për vitin 2022 rezulton të jenë regjistruar 32 procedime penale dhe 21 hetime pasurore. Ndërsa