Polumbarët kanë nisur sërish kërkimet për gjetjen e turistit holandez, të cilin një ditë më parë e mori rrjedha e ujit në kanionet e Osumit në Skrapar.

 

Jules Schurmmans, 68 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, Helma Schurmmans, 64 vjeç, ishin futur një ditë më parë në kanionet e Osumit për t’u larë. Rrjedha e ujit mori 68-vjeçarin, ndërsa bashkëshortja e tij ka arritur të dalë nga lumi.

Ajo u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa sot ka lënë ambientet e spitalit dhe i është bashkuar kërkimeve për gjetjen e bashkëshortit të saj.