Hapja për qarkullimin e automjeteve të  rrugës Orikum-Dukat, me gjatësi rreth 15 km, shkurton maksimalisht distancën drejt bregdetit dhe i jep një frymëmarrje të re turizmit dhe ekonomisë së zonës.

 

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë ndau sot zërin e qytetarëve, të cilët shprehen të kënaqur nga ky investim.

 

“Është hera e parë që po e bëjmë. Shumë mirë. Unë e bëj ccdo verë këtë rrugë. Jemi shumë të kënaqur”, u shpreh një qytetare.

 

Teksa një tjetër theksoi se, “rruga është e shkurtër dhe shumë e shpejtë për të arritur deri këtu në krahasim me rrugën e vjetër”.

 

“Rrugë shumë shumë e bukur, shumë shumë e mirë, shumë shumë e nevojshme. Më mirë se kaq s’ka ku të shkojë”, u shpreh një tjetër qytetar.

 

Ndërsa një turiste spanjolle, e cila po e bënte me biçikletë këtë aks tha se, “rruga është e mirë, është komode”.

 

Një turist italian u shpreh se, “është një rrugë që të jep një ndjesi pozitive sepse lidh dy pjesë që ishin të vështira. Na kanë treguar për malore shumë të vështira. Është një rrugë e shkëlqyer”.