Nga kontrollet e kryera në të gjithë vijën bregdetare në Sarandë, policia ka sekuestruar 40 shezlongë dhe 20 çadra që ishin vënë pa leje në plazhin “Pasqyrat”. Për pasojë janë vënë nën hetim pronari i tyre.

 

Në kuadër të operacionit "Plazh i lirë", policia ka evidentuar që një subjekt kishin vendosur në hapësirën e plazhit çadra dhe shezlongë pa leje, në plazhin e quajtur  “Pasqyrat”.

 

 

Për pasojë u sekuestruan 20 çadra dhe 40 shezlongë, të vendosura nga F. M., pa lejen e bashkisë Sarandë. Ky i fundit u vu nën hetim në gjendje të lirë për pushtim të tokës dhe mospagim të taksave dhe tatimeve.

 

Operacioni “Plazh i lirë”, vijon.

 

Policia e Shtetit apelon për të gjithë operatorët ekonomikë që operojnë në vijën bregdetare, që të zbatojnë ligjin, të mos pushtojnë në mënyrë të kundërligjshme  sipërfaqe plazhi me qëllim përfitimin, si dhe të mos kryejnë ndotje akustike. Në këtë kuadër ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të paligjshmërive.