Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shpërndau sot mandatet ndërmjet subjekteve zgjedhore për 4 këshilla bashkiakë.

 

Konkretisht në mbledhjen e sotme u shpërndanë mandatet ndërmjet subjekteve zgjedhore për këshillat e bashkive Vlorë, Korçë, Tiranë, Mallakastër.

 

Gjithashtu, në mbledhjen e sotme u miratua edhe korrigjimi i gabimit material në vendimin “Për shpërndarjen e mandateve ndërmjet subjekteve zgjedhore për këshillin e bashkisë Rrogozhinë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.