Nikoll Sherrniku, i akuzuar si bashkëpunëtor në atentatin e Don Bosko-s, ka dalë para gjykatës ku është njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”.

 

Sherrniku akuzohet se siguroi në Gjermani targat gjermane për makinën e personave që morën pjesë në atentatin nga ku mbeti e vrarë banakierja e lokalit të Fation Muratit, Mimoza Paja.

 

Burime për Euronews Albania, bëjnë me dije se është marrë dëshmia e një pronari servisi në Gjermani, shtetas kosovar i cili ka deklaruar se target i ka marrë Sherrniku.

 

Gjithashtu në dosjen hetimore thuhet se një mik i Sherrnikut nga Fushë-Kuqja ka deklaruar se “targat i ka marrë Nikolli për llogari të Ervis Martinaj sepse donte t’i shmangej policisë”.

 

Sherrniku njihet si një person i afërt me Brilant Martinaj i ekzekutuar në mbikalimin e Fushë Krujës, por dhe i të shumëkërkuarit të policisë, Ervis Martinaj.

 

Atentati u regjistrua mbrëmjen e 13 marsit në lokalin e Fatjon Murati. Si pasojë e breshërisë së armëve mbeti e vdekur Mimoza Pajën e cila punonte si banakiere dhe u plagosën 6 të tjerë, mes tyre dhe mbesa e mitur e viktimës.