“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të vazhdojë të jetë e angazhuar në mbështetje të shoqërisë civile, partive politike, komunitetit të biznesit në përpjekje e tyre që të jenë më transparente, gjithëpërfshirëse, në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë, në përmirësimin e Shqipërisë”.
Kështu deklaroi sot, zëvendësdrejtuesja e Komanduar e Misionit të SHBA, Kathryn Hammond, gjatë takimit në Kuvend me drejtuesit e institucioneve të pavarura, ku theksoi se SHBA mbështet ato iniciativa që ruajnë pavarësinë e gjyqësorit dhe janë gjithëpërfshirëse.
“Ne mbështesim përpjekjet për rritjen e bashkëpunimit dhe pavarësisë së këtyre institucioneve. Institucionet e pavarura duhet të forcojnë mbikëqyrjen e tyre, llogaridhënien dhe të veprojnë me integritet. Në shkurt të këtij viti Rama dhe Blinken diskutuan sesi të garantojnë institucionet demokratike shqiptare të bëhen më llogaridhënëse për qytetarët shqiptarë, dhe SHBA është e gatshëm të mbështesë për këtë gjë”, tha Hammond.
Gjithashtu, vijoi ajo, mbështesim dhe inkurajojmë përpjekjet e bëra nga shoqëria civile për të pasur një demokraci më pjesëmarrëse, ku dëgjohen zërat e ndryshëm dhe merren në konsideratë.
Sipas saj, organizatat e shoqërisë civile përfshirë OJF, grupet e viktimave etj, duhet të japin mendime dhe ekspertizë të vlefshme për çështje të ndryshme.
“Angazhimi i tyre në proceset demokratike garanton që interesi i segmenteve caktuara të shoqërisë të përfaqësohen duke çuar në rezultate të politikave gjithëpërfshirëse. Duke angazhuar shoqërinë civile ne nxisim edukimin qytetarë dhe fuqizimin e qytetarëve që të ndërmarrin rolin e tyre”, tha ajo.
Hammond, theksoi se, këto përpjekje do të forcojnë një sistem më demokratik në Shqipëri.
“Duke rritur bashkëpunimin me institucionet e pavarura dhe duke inkurajuar pjesëmarrjen e shoqërinë civile ne mund të ndihmojmë për të caktuar kushtet për transparencën e qeverisë për të qenë përgjegjëse dhe më llogaridhënëse ndaj nevojave të njerëzve. Kjo është një qasje që do të fuqizojë jo vetëm demokracinë në Shqipëri, por do të kontribuojë edhe në prosperitetin afatgjatë”, u shpreh ajo
Hammond, inkurajoi iniciativat për fuqizimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe shprehu mbështetjen për përpjekjet e Shqipërisë në rrugën e reformave shumë të nevojshme për anëtarësim drejt BE-së./ata