Presidenti i Republikës së Türkiye-s, Recep Tayyip ErdoÄŸan, ka uruar Manchester City-n për fitimin e titullit të Ligës së Kampionëve.

 

Futbollistët e Manchester City-t u bënë kampionë të Evropës pasi mposhtën 1:0 Interin në finale në stadiumin Olimpik Ataturk të Istanbulit.

 

Presidenti ErdoÄŸan i ka dërguar një mesazh urimi Manchester City-t në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

 

"Uroj skuadrën e Manchester City-t i cili fitoi titullin në finalen e Ligës së Kampionëve, një prej kompeticioneve sportive më të mëdha në botë, të luajtur në stadiumin Olimpik Ataturk, nikoqir i së cilës ishte Istanbuli ynë, djepi i qytetërimit dhe bebëza e syrit. Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që treguan edhe një herë mikpritjen e Türkiye-s dhe kontribuan në organizimin e bukur dhe të suksesshëm të garës së madhe", tha presidenti ErdoÄŸan.

 

Skuadra angleze, Manchester City mbrëmë fitoi titullin e parë evropian ndërsa Interi nuk arriti të fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve për herë të katërt në historinë e tij./AA