Kryeministri Edi Rama shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi.

 

“Addio Presidente e buon amico dell’Albania”, shkruan Rama, në një postim në rrjetet sociale.

 

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, në spitalin “San Raffaele” në Milano.

 

Lideri i “Forza Italia” dhe themeluesi i “Mediaset”, u shua në moshën 86-vjeçare, ndërsa vuante nga leuçemia.