Shënimin e 24-vjetorit të çlirimit të Kosovës, liderët e shtetit e kanë nisur me homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

 

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca kanë bërë homazhe edhe pranë varrit të ish-veprimtarit Adem Demaçi.

 

Autoritetet nuk dhanë deklarata për mediet.

 

Ndërkaq, në ditën e çlirimit të Kosovës, Osmani, Kurti dhe Konjufca do të bëjnë homazhe edhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. /KosovaPress/