Brigadat palestineze Al-Qassam paralajmëruan forcat pushtuese izraelite se do të “digjen në rrugët e Gazës”. Al-Qassam postoi një video mesazh për ushtrinë izraelite në një rrjet social.
“Mund të hyni në rrugët e Gazës, por çdo herë do të digjeni në rrugët tona pas guximit të paepur të luftëtarëve tanë”, thuhet në mesazh.
Brigadat Al-Qassam njoftuan të shtunën vonë se 14 ushtarë izraelitë u neutralizuan nga një distancë e afërt në rajonin Khan Younis në jug të Gazës dhe se shumë sosh u plagosën.
Në një tjetër zhvillim, ushtria izraelite njoftoi se ishte tërhequr nga Khan Younis në Gazën jugore, ku sulmet tokësore kishin vazhduar për rreth katër muaj.
Zëdhënësi tha se divizioni 98 i ushtrisë izraelite, i cili kreu sulmin ndaj Khan Younis, ka përfunduar misionin e tij në atë rajon. Mbrëmë divizioni u tërhoq plotësisht nga Rripi i Gazës ku do të mbetet vetëm Brigada Nahal.
Sipas mediave izraelite, Brigada Nahal do të qëndrojë në rajon për të parandaluar kthimin e civilëve në veri të Gazës. Sipas gazetës Haaretz, tërheqja nga Khan Younis do t’i lejojë palestinezët që u zhvendosën për gjashtë muaj për shkak të sulmeve izraelite në Gaza dhe u strehuan në Rafah, të kthehen në shtëpitë e tyre.
Sipas raportimeve të mediave, ushtria, e cila pretendon se është tërhequr për shkak të përfundimit të operacioneve inteligjente dhe sulmuese në Khan Younis, hodhi poshtë pretendimin se tërheqja ishte rezultat i një kërkese të SHBA-së drejtuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. /tesheshi.com/