Pas rrugëve “Fan Noli” dhe “Gjergj Kastrioti”,  një tjetër rrugë në New York do të mbajë emrin e Babait të Kombit, Ismail Qemali.

 

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me atdhetarin Naser Nika,i cili bashkë me komunitetin e shqiptarëve në New York, realizuan këtë nismë.

 

“Kënaqësi të prisja në zyrë, mikun dhe atdhetarin, Naser Nika, i cili bashkë me komunitetin e shqiptarëve në Staten Island, New York, realizuan këtë nismë.

 

Shumë krenar”, shkruan Veliaj.