Në fjalimin e mbajtur këtë të mërkurë në Parlamentin Evropian, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani iu ka bërë thirrje të gjithë serbëve të Kosovës që t’i shfrytëzojnë të drejtat që ua garanton Kushtetuta e vendit.

 

 “Kosova është shtëpia juaj dhe ne do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të siguruar që ju të ndjeheni të barabartë, të përfshirë e të dëgjuar”, tha Osmani.

 

Osmani tha se Kosova mbetet e vendosur që drejtësia të vihet në vend për të gjithë dhe se individët të mbahen përgjegjës për të gjitha veprimet e tyre.