E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez do të marrë 100 mijë euro në muaj nëse çifti ndahet, pavarësisht se ata nuk janë të martuar. Për shkak të një marrëveshjeje paramartesore të bërë për të siguruar të ardhmen financiare të Rodriguez, modelja 29-vjeçare do të merrte shumën e majme çdo muaj nga Ronaldo nëse dyshja do të ndaheshin, bën me dije Daily Mail.

 

Lajmi për këtë pagesë është bërë i ditur pasi qarkulluan zëra se dyshja kishin ndarë rrugët. Nëna e CR7 kohët e fundit hodhi poshtë spekulimet dhe sipas Mail, çifti së fundmi u panë së bashku në vendlindjen e saj, Spanjë, duke sugjeruar se gjithçka është mirë.

Kjo nuk është hera e parë që jeta personale e Ronaldos dhe Rodriguez-it shpërndahet në faqet e medieve rozë. Kalimi i sulmuesit të Al-Nassr në Ligën Saudite, e bëri atë atletin më të paguar në botë. Pavarësisht pengesave dhe mënyrës së re të jetesës, çifti Ronaldo nuk ka ndërmend për divorc.