Vajza e kryeministrit në rajonin e Ontarios në Kanada është fejuar në një ceremoni gala me një shtetas me origjinë shqiptare.
Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori i Shqipërisë në Kanada, Ermal Muça, i cili ka qenë prezent në ceremoninë e mbajtur. Teksa ka shpërndarë disa foto nga dasma, ambasadori shqiptar nënvizon se pjesë e ceremonisë kanë qenë dhe anëtarë të qeverisë dhe parlamentit të Ontarios.
“Jetë të lumtur dhe me trashëgime John & Kyla!
Me kënaqësi iu përgjigjëm ftesës për të ndarë me çiftin e ri dhe familjarët, lumturinë e tyre në ceremoninë e fejesës. Së bashku me Almën, iu përcollëm urimet më të përzemërta Kryeministrit të Ontarios, Doug Ford dhe zonjës së tij për vajzën e tyre, si edhe familjarëve për çiftin e ri.
Biseda miqësore me të pranishëm, ndër të cilët anëtarë të parlamentit dhe qeverisë së Ontarios.
Faleminderit John dhe Kyla që përzgjodhët të prisni tortën e përgatitur me mjeshtëri nga shqiptaro-kanadezët duarartë Bruna dhe Adi Brari, European Patisserie, me motive tradicionale shqiptare.
Mirënjohës veçanërisht për John, i cili krenar për origjinën e bëri Shqipërinë pjesë të fjalës së tij dhe ftoi të pranishmit të shqiptonin: Faleminderit!”- shkruan ambasadori në postimin e tij në facebook.