Një zjarr i madh ka rënë gjatë mesditës në zonën e Shtyllasit në Fier, teksa pas punës së zjarrfikësve ka mbetur aktive vetëm një vatër.

 

 

Mësohet se flakët po përparojnë me shpejtësi, ndërsa pranë ndodhen edhe shtëpi të cilat nëse zjarri vijon me të njëjtin intensitet rrezikojnë të digjen.

Rreth 30 efektivë janë në terren dhe është kërkuar ndihma e zjarrfikësve të Patosit dhe Roskovecit.