Aksioni i pastrimit që nisi një javë më parë në Velipojë po vijon, si një hap i parë i një plani të mirëmenduar pune që do të vijojë gjatë gjithë sezonit dhe jo vetëm.

 

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga aksioni i pastrimit, teksa bëri të ditur se inertet e grumbulluara qëndronin aty prej vitesh.

 

“Pastro e pastro e s’kanë të sosur plehrat e pambledhura në vite nga bashkia. Vazhdon gati prej një jave pastrimi në plazhin e Velipojës, e këto janë pamjet që vijnë nga inertet të grumbulluara aty prej vitesh, të fshehura nga syri e të lëna jashtë vëmendjes, që tani na përplasen në fytyrë dhe duhet të merremi, sepse s’kemi asnjë minutë për të humbur”, u shpreh Rama.

 

Kryeministri informoi se në aksionin e pastrimit të kësaj zone janë përfshirë edhe forcat e Emergjencave Civile.

 

“Falenderim për forcat e Emergjencave Civile dhe të gjitha institucionet e angazhuara që janë partnerët më të vyer në planin e pastrimit kombëtar”, shtoi ai.