Një 41-vjeçare është deklaruar e zhdukur nga familjarët në Tiranë. Ka qenë djali i saj ai i cili ka bërë kallëzimin në polici, se ka humbur kontaktet me të ëmën.

 

Djali ka raptuar në polici se e ëma vuan nga problem të shëndetit mendor. Grupi hetimor ka nisur punën për lokalizimin dhe gjetjen e 41-vjeçares.

 

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasi R. M., 19 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa nëna e tij, shtetasja A. M., 41 vjeçe, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e saj”, njofton policia.

 

- Advertisement -