Kryeministri hungarez Viktor Orban tha se Europa do të paguajë çmim shumë të lartë në rast se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk anëtarësohen në Bashkimin Europian.

Orban tha në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë se vendet që nuk janë anëtarësuar në BE nuk duhet të presin formalizimin por të fillojnë një reformë zhvilluese duke arritur në nivel për vendet anëtarë.

 

“Kemi dy praktika në Europën Perëndimor. Njëra nga praktikat është se kapaciteti i konkurrencës në Europë është në rënie është se e u anëtarësuan vendet e Europës Lindore. Sa i përket Europës Perëndimore nuk kemi bindje të patundshme që zgjerimi është diçka pozitive. Politika e zgjerimit është një luftë e vazhdueshme.

 

Duhen marrë gjithmonë perspektivat e reja. Nuk mund të ulemi me duar kryq dhe të presim. Ne jemi të përkushtuar që Shqipëria të anëtarësohet në BE. Shqipëria ka nevojë për një shpejtim të menjëhershëm. I kam mbështetur iniciativat e Shqipërisë. Është shumë logjike dhe thjesht të gjitha ato kohezione që arrijnë nga Europa në Shqipëri të arrijnë në atë nivel që kanë vendet e tjera që janë të anëtarësuara në BE. Të mos presin formalizimin e anëtarësimit por të fillojnë atë reformë zhvilluese duke arritur atë nivel me vendet anëtare.

 

Ne e kemi përgëzuar Ballkanin e Hapur. Nuk duhet të pritet që të mundësohet zgjerimi Shengen për të mundësuar veprimtarinë e një vendi që synon të futet në këtë hapësirë. Europa nuk është në gjendje shumë të mirë sot. Do të paguajë një çmim shumë të lart nëse nuk anëtarësohen vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Orban.