Një video po qarkullon me shpejtësi në whatsapp të shqiptarëve ku kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici është filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë në zyrën e tij.

 

Në video, e cila është e gjatë më shumë se dy mintua, duket data 6 qershor 2023. Për arsye etike videon nuk e publikojmë.

 

Prapa kësaj ngjarjeje mund të jenë shumë të pathëna. Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një marrëdhënie seksuale me dëshirë apo kemi të bëjmë me një videoshantazh.

 

Por në çdo rast e papranueshme është fakti që akti seksual kryhet  në zyrën e shtetit dhe ky bën fajtor kryetari i bashkise

 

Në orën 13:00 u mësua se SPAK ka nisur hetimet duke regjistruar kryesisht procedimin penal

Më 14 maj 2023 Safet Gjici mori mandatin e dytë në krye të bashkisë së Kukësit.