Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish-zyrtares Alda Klosi, pas dëshmisë së pastrueses së saj Rozeta Dobi.

 

Në një postim në rrjetet sociale, deputeti Sula thotë se arrestimi i Klosit është “kamerdarja” e shpëtimit nga debati për McGonigal.

 

Ai shprehet se ky është një skenar i përsëritur tashmë që sa herë që qeveria ndodhet në rrezik për shkak të një skandali, një tjetër skandal del për të shpërqëndruar opinionin publik.

 

Rozeta Dobi ka deklaruar që paratë i’a ka dhënë vetë Alda Klosi dhe se e gjithë skema e grabitjes ishte e inskenuar.

 

REAGIMI I SULËS

Alda Klosi “komardarja” e shpëtimit nga debati për McGonigal.

 

Që nga mbrëmja e djeshme mediat janë mbushur me lajme nga arrestimi i zyrtares që ruante paratë e vjedhura nga qytetarët në dyshek. Madje edhe prokuroria duket se është treguar bujare pikërisht tani për të shpërndare dëshmitë e “skifteres” së zyrtarëve Rozeta.D.

Në fakt vendqëndrimi i Klosit është ditur që në ditën e parë kur u zbuluan paratë e deklaruara, dhe ajo do të kishte shijuar jetën e saj, por “fatkeqësisht” për të qeverisë i ndodhi një thagmë më e madhe, skandali McGonigal ndaj duhej arrestuar që debati të orientohet drejt saj dhe jo te i pari i qeverisë.

Ky është një skenar i përsëritur tashmë që sa herë që qeveria ndodhet në rrezik për shkak të një skandali, një tjetër skandal del për të shpërqëndruar opinionin publik.

Ndaj edhe nëse e keni vëne re, për të marrë me të mirë qytetarët për të mbulu skandalin, qeveria ka vazhduar për tre ditë rresht duke ulur çmimin e karburantit.

Vëmendja këtu mund të ikë nga McGonigal por Kongresi Amerikan i merr seriozisht gjërat.