Ardian Sufaj u arrestua nga policia shqiptar në Shëngjin, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për trafik droge.

 

 

Për 39-vjeçarin Sufaj ishte lëshuar një urdhër arresti nga Italia, pasi akuzohet për “Trafikim narkotikësh”, “Organizatë kriminale” dhe “Pengmarrje”.

 

Gjatë periudhës tetor 2022- janar 2023, shtetasi Ardian Sufaj, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë blerë dhe trafikuar 100 kg kokainë nga Ekuadori, me qëllim shitjen në Itali.

 

Gjatë transportimit kokaina është vjedhur Sufaj dhe nga shtetas të tjerë të paidentifikuar. Në kërcënimin e armës kanë marrë peng një shtetas, me qëllim mbledhjen e informacionit për vjedhjen e kokainës.

 

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali.