Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e Laert Kekës në Vlorë. 41-vjeçari është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa ecte me motor.

 

Fillimisht ai është qëlluar përpara bibliotekës së Vlorës nga një mjet me targa italiane. Pasi është qëlluar, Koka ka rënë nga motori dhe ka ecur për rreth 100 metra, ndërsa autori e ka ndjekur nga pas edhe është siguruar që ta vrasë. Më pas 41-vjeçari është qëlluar sërish para kishës Ortodokse.

 

Nga hetimet, rezulton se autori i maskuar ka zbritur nga një makinë ‘Audi A6’ me ngjyrë të errët me targa italiane dhe ka qëlluar në drejtim të 41-vjeçarit. Sakaq, mbi 28 gëzhoja u gjendën në vendngjarje.

 

Viktima nuk ishte i panjohur për drejtësinë, pasi më herët në dhjetor të vitit 2005, ai ishte marrë si i pandehur për kryerjen e veprës penale të vjedhjes me pasojë vdekjen, të kryer në bashkëpunim me shtetasin Fjodor Mezyraj.