Shqipëria është gati të japi kontributin e saj në sigurinë rajonale dhe botërore si pjesë e Aleancës së NATO-s, për ta bërë botën një vend më të mirë.

 

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, shkruan në rrjetet sociale se, vendi ynë është krenar që mbështet qëllimin kryesor të Aleancës, që është siguria dhe mbrojtja kolektive.

 

“Si një vend anëtar i NATO-s, ne jemi krenarë që mbështesim qëllimin kryesor të kësaj Aleance, që është sigurimi i mbrojtjes kolektive të aleatëve ndaj të gjitha kërcënimeve, nga të gjitha drejtimet. Kjo tregon se jemi të vendosur për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e interesave tona në bashkëpunim me partnerët dhe aleatët tanë të NATO-s”, thekson Peleshi.

 

“Në kohën kur botës i duhen ndryshime të mëdha dhe të shpejta, është e rëndësishme që të punojmë së bashku për të krijuar një rajon më të sigurt për të gjithë. Jemi gati të bëjmë pjesën tonë për të bërë botën një vend më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë”, vijon reagimin e tij Peleshi.

 

Shqipëria prej vitit 2009 është pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Ushtria shqiptare ka marrë pjesë në misione paqeruajtëse në vende të ndryshme të botës, teksa vitet e fundit janë zhvilluar dhe stërvitjet e përbarshkëta ‘Defender 21’ dhe Defender 23′”, teksa pritet dhe “Defender 25”.