Pretendohet se ushtria izraelite ka filluar të çaktivizojë sinjalet GPS në rajonin Kirya të Tel Avivit, ku ndodhet ndërtesa e Ministrisë së Mbrojtjes, kundër çdo sulmi nga Irani.

Në lajmin e faqes së internetit "Walla" me bazë në Izrael, pretendohet se ushtria filloi të çaktivizojë sinjalet GPS në rajonin Kirya për shkak të tensioneve me Iranin.

Në lajm thuhet se komandantët izraelitë zhvilluan një sërë takimesh për përgatitjen e çdo sulmi nga Irani dhe në këtë kuadër u tha se përgatitjet në sistemin e mbrojtjes ajrore, ushtrinë, Ministrinë e Mbrojtjes, Frontin e Brendshëm, sistemet e komandës dhe kontrollit të objekteve të ndjeshme do të ngrihen në një nivel më të lartë.

Thuhet se SHBA-ja do të ndihmonte në forcimin e sistemit të mbrojtjes ajrore të Izraelit dhe se Ministria e Mbrojtjes dhe ushtria izraelite po punonin për të modernizuar sistemet e monitorimit dhe paralajmërimit me teknologji të avancuara në pjesë të ndryshme të vendit.

Ushtria izraelite njoftoi në një deklaratë më 12 tetor se SHBA-ja ka vendosur sistemin THAAD (Territorial High Altitude Air Defense), i cili përdoret për të bllokuar raketat balistike me rreze të gjatë veprimi në vend./aa