Dy vëllezër shqiptarë të moshës 25 dhe 40 vjeç dhe një grua rumune 45 vjeçe janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë dhunuar e grabitur një biznesmen të huaj në Itali bashkë me gruan e tij. Mediat italiane shkruajnë se një prej shqiptarëve ka pritur që çifti të hynte në pallatin ku jetonte dhe i ka sulmuar. Gruan e ka goditur në kokë dhe të dy i ka futur me dhunë në shtëpi dhe u ka kërkuar që t’i jepnin 20 mijë euro.

Celularët ua bllokoi dhe i kyçi në një dhomë. Të afërmit e çiftit ngritën alarmin dhe duke vëzhguar kamerat e sigurisë u arrit në përfundimin që dyshja ishin marrë peng dhe po kërcënoheshin.

Dyshja u shpëtuan dhe disa orë më vonë, një patrullë e Antigrabitjes ka rënë në gjurmët e shqiptarit tjetër dhe 45-vjeçares rumune. Të dy u kapën në të njëjtën lagje dhe brenda shtëpisë së tyre në Cure. Atyre iu gjetën rreth 13.000 euro para cash dhe një çantë shpine.